Me propozimin e kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi dhe drejtorisë së shëndetësisë, nga anëtarët e Kuvendit Komunal të Rahovecit, u miratua vendimi, që gratë ose nënat, për çdo lindje të fëmijës, të përkrahen me nga 200 €.
Me këtë rast kryetari Latifi i ka falënderuar të gjithë kuvendarët që e mbështetën këtë nismë!