KK i Malishevës miratoi buxhetin për vitin 2017

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e mbajtur të enjten, me shumicë të votave, ka votuar për projekt buxhetin e vitit 2017. Anëtarët e Kuvendit të Komunës, me 16 vota për dhe asnjë kundër, e kanë votuar propozim buxhetin. Herën e parë, buxheti i propozuar, nuk ka kaluar me shumicë të votave, ndërsa në këtë mbledhje të jashtë radhës (urgjente), është miratuar me shumicë të votave.

Fillimisht, anëtarëve të Kuvendit të Komunës, ju është drejtuar Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, i cili ju bëri thirrje që ta votojnë këtë projekt buxhet, pasi është një buxhet i planifikuar mirë, pa ndikime politike dhe në shërbim të qytetarëve të Komunës së Malishevës. “Kemi planifikuar investime, përkatësisht kemi hartuar listë të investimeve, duke u bazuar në kërkesat e vet banorëve të Komunës së Malishevës”, ka thënë Begaj.

Pas debatit të zhvilluar, me shumicë të votave, përkatësisht 16 vota për (NISMA, VV dhe AAK), dhe pa asnjë kundër, është miratuar projekt buxheti për vitin 2017 (PDK dhe LDK, nuk kanë marrë pjesë në votim).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …