KK i Malishevës miratoi planin e punës për vitin 2017

Kuvendi i Komunës së Malishevës, drejtuar nga kryesuesi Aziz Thaçi, ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2017. Mbledhja e parë ka filluar me një minutë heshtje për të rënët e 30 janarit 1990, Ali Kryeziu dhe Hysni Mazreku, ndërsa më pas, KK i Malishevës, miratoi një deklaratë, të iniciuar nga shefja e anëtarëve të KK-së nga radhët e subjektit “NISMA”, Arbëresha Krasniqi, përmes së cilës është reaguar ndaj arrestimit të ish kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Ramush Haradinaj.

Në këtë mbledhje, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, pas shqyrtimit kanë miratuar planin e punës së kuvendit për vitin 2017. Përmes këtij plani, KK ka orientimin e qartë të aktiviteteve të tyre, ku përfshihen mbledhjet dhe aktivitetet tjera. Kuvendi Komunal ka miratuar për diskutim publik edhe plotësimin dhe ndryshimin e rregullores së punës së Kuvendit të Komunës, komiteteve dhe komisioneve komunale.

Po ashtu, Kuvendi Komunal i Malishevës pas shqyrtimit ka miratuar emrat e propozuar për plotësimin me anëtar të komitetit për bujqësi (me pesë anëtarë) dhe plotësimin me dy anëtar të rinj të komitetit për komunitete, ka miratuar edhe kërkesën e një qytetari për ndërrim destinimi të tokës bujqësore në tokë ndërtimore.

Në këtë mbledhje, përjashtuar pjesën e deklaratës për R.Haradinajt, anëtarët e grupit të PDK-së, nuk kanë marrë pjesë në punimet e kësaj mbledhjeje, siç u tha, “në shenjë proteste për mos vendosjen e fotografisë së presidentit në sallën e mbledhjeve të Kuvendi Komunal”.

Kontrolloni gjithashtu

Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt u bë zbulimi i bustit të heroit të Kosovës, Rexhep Halimi

Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt të premten është bërë zbulimi i bustit …