KK i Malishevës nuk ka miratuar projekt buxhetin 2017-2019

Kuvendi i Komunës së Malishevës, të premten ka mbajtur seancën e dhjetë të rregullt, në të cilën është shqyrtuar në lexim të dytë, projekt buxheti komunal 2017-2019. Anëtarët e Kuvendit të Komunës, me shumicë të votave, nuk e kanë miratuar këtë projekt buxhet.

Nga 30 anëtar prezent që ishin në këtë seancë, 14 anëtar kanë votuar për, ndërsa 16 kanë votuar kundër këtij projekt buxheti.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, pritet që në vazhdim të javës së ardhshme, të shqyrtoj mundësinë e mbajtjes së një mbledhje tjetër, për ta shqyrtuar edhe njëherë projekt buxhetin.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …