KK në Ferizaj miratoi Rregulloren e Arsimit si dhe Planin e Menaxhimit të Mbeturinave

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani, ka bërë propozim-vendimin për miratimin e Rregullores për institucionet  edukativo-arsimore të arsimit parauniversitar të Komunës së Ferizajt. Pas këtij propozimi, pati edhe disa vërejtje nga ana e anëtarëve të Kuvendit, por me shumicë votash edhe është aprovuar kjo rregullore. Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme Besnik Berisha, ka bërë propozim-vendimin për daljen në konsultim publik të Planit të Integritetit  2023-2027, ku me shumicë votash u aprovua edhe ky propozim.E nga ana tjetër, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Arben Halili,  ka bërë propozim-vendimin për miratim të Planit të Komunës për Menaxhimin e Mbeturinave 2023-2027. Drejtori Halili, po ashtu ka bërë edhe propozim-vendimin për miratimin e nismës për bashkëpunim nderkomunal ndërmjet komunave të regjionit të Ferizajt dhe regjionit të Gjilanit në fushën e sektorit të menaxhimit të integruar të mbeturinave. Në këtë mbledhje edhe drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka bërë propozim-vendimin për bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake nga vitit 2022 në vitin 2023, ku dhe ky propozim u votua.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …