KK në Malishevë formoi Këshillin Organizativ për shënimin e 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve në Malishevë

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot e ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt, ku janë shqyrtuar dhe miratuar tri pika me rëndësi, si raporti tre muaj financiar, bartja e mjeteve nga të hyrat vetanake nga viti fiskal 2022 në vitin fiskal 2023, si dhe në fund të kësaj mbledhje, Kuvendi i Komunës së Malishevës, mori vendim për formimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit të Komunës së Malishevës dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës. Par fillimit të shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, në pyetjet e anëtarëve të kuvendit, lidhur me ekzekutivin dhe pyetje tjera me interes, është përgjigjur nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …