KK në Skenderaj ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit

Kuvendi Komunal në Skenderaj, i udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit, përfaqësues të KFOR-it dhe shoqëria civile. Në këtë seancë janë diskutuar këto pika të rendit të ditës:

– Draft-plani i Punës i Kuvendit Komunal për vitin 2024

– Plani i Punës i Ekzekutivit të Skenderajt për vitin 2024

– Propozim-vendimi i kryetarit të Komunës së Skenderajt, për të hyrë në bashkëpunim komunal ndërkombëtar (binjakëzim) me Komunën e Tuzit të Malit të Zi

– Raporti i punës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2023

– Informatë lidhur me vendimin e Kuvendit me Nr. 01-112/01-0050960/23

– Propozim-vendimi për miratim të vendimit për publikim të listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të Komunës së Skenderajt, që planifikohen për dhënie në shfrytëzim të personave fizik/juridik, për vitin 2024

– Propozim-vendimi për miratim të vendimit paraprak për ndryshim të kufirit të Zonës Kadastrale Llaushë-Skenderaj, duke bërë bashkimin e ngastrave nga ZK Llaushë në ZK Skenderaj

– Propozim-vendimi për miratim të Planit Operativ Emergjent Lokal

– Raport i monitorimit të Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2019-2023

– Miratimi i raportit përfundimtar të komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.

Pas diskutimeve nga anëtarët e Kuvendit në pikat e lartcekura, dhe sqarimeve nga kryetari Nura dhe drejtorët komunalë, Kuvendi ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

May be an image of 7 people, people studying and lighting

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …