KK në Skenderaj ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme ku është diskutuar për raportin përfundimtar të Komisionit Profesional Komunal mbi vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e 19 janarit të këtij viti. Kjo mbledhje e cila është udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e ku kanë marrë pjesë kryetari Fadil Nura, drejtorët komunal, anëtarët e Asamblesë, përfaqësues të KFOR-it, OSBE-së dhe shoqëria civile, ka nisur me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri. Më pas, në emër të Komisionit Profesional Komunal raportin e ka paraqitur kryesuesi i këtij komisioni, Ismet Aliu. Sipas tij, dëmi i shkaktuar nga vërshimet është 11,815,277.69 euro (njëmbëdhjetë milionë e tetëqind e pesëmbëdhjetëmijë e dyqind e shtatëdhjetë e shtatë euro e gjashtëdhjetë e nëntë cent), në ekonomitë familjare, biznese, vetura, bujqësi, arsim, institucione publike dhe infrastrukturë publike. Pas diskutimeve në këtë pikë dhe sqarimeve nga kryetari Nura dhe kryesuesi i komisionit Aliu, raporti është miratuar me shumicë votash. Pas këtij procesi, raporti përfundimtar do t’i dërgohet nivelit qendror, për përkrahje financiare në kompensimin e dëmeve të shkaktuara. Pikë tjetër e rendit të ditës ka qenë edhe raporti përfundimtar mbi vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e reshjeve të periudhës 19, 20 dhe 21 nëntor të vitit 2022. Edhe kjo pikë është miratuar nga anëtarët e Kuvendit Komunal.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …