KK në Suharekë mbajti mbledhjen e VII -të  për këtë vit

Mbledhja e rregullt e VII –ta për këtë vit e Kuvendit komunal në Suharekë, e cila u mbajttë mërkurën, në rend dite kishte: Miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit rregullues të hollësishëm për lagjen “Reqanit” në Suharekë, Raporti i auditimit të përgjithshme për vitin 2015; Informatë për aktivitetet e KKSB-së  dhe Pyetje dhe përgjigje. Prej këtyre pikave, vetëm Plani Rregullues i hollësishëm për “Rrugen e Reçanit”, nuk u miratua dhe u la për mbledhjen e radhës. Kjo u bë pas një debati që u zhvillua në mes të këshilltarëve komunale, që në këtë rast  nuk dallonin se nga cili subjekt politik ishin. Për të bërë ndryshim në një rrugë që ata e quanin kontestuese u diskutua dhe u kërkua edhe nga këshilltari i PDK-së, edhe ai i AAK-së dhe i LDK-së, të gjithë ishin të mendimit që të shikohet edhe një herë mundësia e kësaj rruge. Edhe përkundër arsyetimeve  të  përfaqësuese të Kompanisë projektuese dhe drejtorit të Urbanizmit, Planifikimit dhe Mjedisit, Kushtrim Kicaj, se ky Plan ka kaluar nëpër shumë diskutime publike, shqyrtime dhe ekspozime në hollin e komunës që nga viti 2013 e deri më tash dhe se kjo është mënyra më e mirë për të gjithë banorët e Lagjes, këshilltarët ia arritën që të shikohet edhe një herë pozita e rrugës që u vlerësua si kontestuese. Pas kësaj pike u dhanë edhe dy informatat : Raporti i auditimit të përgjithshme për vitin 2015; Informatë për aktivitetet e KKSB-së, për të cilat gjithashtu u diskutua gjatë takimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …