Këshilli Koordinuese i Arsimtarëve në Diasporë u kërkon mediave shqiptare, kudo që ato që janë, të vihen në interes të shkollës shqipe, në diasporën shqiptare…
Duke e analizuar situatën e mërgatës shqiptare në përgjithësi dhe në veçanti për shkollën shqipe, e cila po përballet me sfida të mëdha në të gjitha shtetet ku jeton ajo, kërkojmë nga të gjitha mediat të vihen në përkrahje të shkollave shqipe në Mërgatë. Ky bashkëpunim gjithëpërfshirës me mediat, ka një rëndësi të veçantë në vetëdijesimin e mërgimtarëve tanë në ruajtjen e gjuhës amtare, me qëllim që fëmijët e tyre t`i bëjnë ballë një asimilimi të mundshëm. Fakt është se brezi i dytë ka filluar të belbëzoj në gjuhën shqipe kurse brezi i tretë ka drojë që edhe do ta harroj!
Në emër të Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë kërkojmë një bashkëpunim të ngushtë me të gjitha mediat, redaksitë e tyre, që të na ofrojnë një reklamë 2-3 minutash falas, e cila do të përsëritet 2-3 herë në javë. Konkretisht TV shtetërore dhe ato private, të cilat shikohen më së shumti nga mërgimtarët, të jenë në shërbim të shkollës shqipe në diasporë. Me një hap të këtillë motivohen prindërit që fëmijët e tyre t`i orientojnë drejt shkollave shqipe dhe në këtë mënyrë të ruajnë gjuhën amtare në familje.
Çmojmë lart nëse në të ardhmen anëtarëve të KKAD-së, iu jepet më shumë hapësirë në prezantimin e vizionit të tij, të cilët së bashku me gazetarët dhe intelektualët e vendit do të ndikojmë dukshëm në ndryshimin e gjendjes së tanishme.
Sektori për informim pranë KKAD
Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD)
Dr. Vaxhid Sejdiu-kryetar
Tel. 0041 76 321 26 94
E-Mail: vaxhid [email protected]