KKAFZHK: Fatkeqësisht akoma i kemi edhe 1617 familjarë të kidnapuar dhe të zhdukur me dhunë

Ahmet Grajqevci bashkë me përfaqësues nga shoqatat e familjarëve të personave të kidnapuar dhe të zhdukur kanë mbajtur takimin e radhës. Ata kanë diskutuar një sërë çështjesh si:

Mbetjet mortore në morgun e Prishtinës

  1. Shqyrtimi i çështjes së mbetjeve mortore në morgun e Prishtinës
  2. Informata rreth çështjes së zbardhjes së fatit të personave të kidnapuar dhe të zhdukur me dhunë – temë diskutimi në bisedimet në mes Kosovës dhe serbisë

Në takimin e organizuar nga kryetari i KKAFZHK-së z. Ahmet Grajqevci bashkë me përfaqësues nga shoqatat e familjarëve të personave të kidnapuar dhe të zhdukur me dhunë nga Deqani, Klina, Malisheva, Gjakova, Prizreni, Rahoveci dhe qyteti nikoqir Theranda, nën përkrahjen e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur,  takuam drejtorin e Institutit të mjeksisë ligjore në Prishtinë, Dr. Dritan Haliti dhe përfaqësuesit e Komisionit Ndërkombëtar për të Zhdukur, z. Luigj Ndou dhe z. Ylber Morina .

Nga institucionet shtetërore dhe humanitare ishin të ftuar por për shkaqe të ndryshme munguan përfaqësuesit nga:

– Komisioni Qeveritar për persona te zhdukur (bisedimet në Ohër),

– Njesiti i Policisë per krime lufte në Kosovë dhe

– Komiteti Ndërkombëtar i Kryqi të Kuq.

Pjesmarrës ishte edhe sekretari i Kryqit të Kuq të Kosovës – dega në Therandë, z. Elshani.

Fatkeqësisht akoma i kemi edhe 1617 familjarë të kidnapuar dhe të zhdukur me dhunë.

Faleminderit të gjithëve që kontribuojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje sa humane aq edhe politike.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …