KKKMSH: 166 fletëparaqitje në komunën e Vitisë vetëm gjatë fundjavës ndaj atyre që nuk respektuan masat kundër përhapjes së virusit COVID-19

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Vitisë, ka diskutuar serish mbi gjendjen e pandemisë me COVID-19 në komunën e Vitisë. Gjatë kësaj mbledhje që është kryesuar nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti u bë me dije se deri me tani janë 62 raste aktive me COVID-19 në këtë komunë. Ai kërkoj nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë masat kundër përhapjes së këtij virusi. Kryetari Haliti bëri me dije se fatmirësisht është rritur numri i të shëruarave dhe ju urojë shërim sa më të shpejt edhe gjithë qytetarëve të tjerë. Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, potencoi se respektimi i masave nga qytetarët vitias, në veçanti bartja e maskave është rritur dhe se për këtë ka ndikuar edhe lëshimi i fletëparaqitjeve. Komandanti Halili, tha se vetëm gjatë fundjavës janë lëshuar 166 fletëparaqitje për mos respektim të masave. Sipas tij respektimi i bartjes së maskave në këtë komunë sipas të dhënave që ata posedojnë është 75%. Ndërkaq gjatë këtij takimi është folur edhe për masat tjera kundër përhapjes së këtij virusi pandemik si klorifikimi dhe dezinfektimi i hapësirave të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …