leoni

KKMSH: Janë edhe 79 raste aktive të qytetarëve vitias të prekur me COVID-19


Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë (KKMSH), ka mbajtur sot takimin e rregullt. Gjatë këtij takimi në veçanti është folur për menaxhimin e situatës epidemiologjike në këtë komunë dhe u theksua se janë akoma 79 raste aktive të qytetarëve të prekur me këtë virus. Kreu i kësaj komune, Sokol Haliti, i cili edhe kryeson këtë komitet tha se respektimi i masave mbrojtëse nga qytetarët është në nivel të kënaqshme. Megjithatë ai ju bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me respektimin e masave me qëllim që të mos ketë rritje të personave të prekur me këtë virus dhe të ruhet shëndeti publik. Kryetari Haliti potencoi se kjo komunë po vazhdon edhe me masat e klorifikimit dhe dezinfektimit të hapësirave të ndryshme. Gjithashtu ai ka kërkuar nga qytetarët që të mos stigmatizohen personat të prekur apo edhe personat e shëruar nga koronavirusi pasi që çdo kush mund të infektohet. Kurse Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili dhe Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, kanë folur për bashkëpunimin e tyre në respektimin e masave kundër përhapjes së këtij virusi. Në këtë takim u bë me dije se gjithashtu ka pasur edhe mbyllje të lokaleve të cilat nuk i kanë respektuar masat mbrojtëse. Gjithashtu u bë me dije se Njësia Profesionale e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit në Viti ka bërë klorifikimin e hapësirës në fshatin Letincë, shkaku i festës së Zojës së Letnicës, e cila sivjet po zhvillohet me masa mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …