leoni

KKMSH ju bënë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar nga virusi pandemik COVID-19, që serish po përhapët me shpejtësi në mbarë botën

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në komunën e Vitisë, ka mbajtur sot mbledhje të rregullt ku është diskutuar mbi gjendjen e pandemisë nga virusi COVID-19 në komunën e Vitisë. Gjatë këtij takimi Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bëri me dije se dje në Viti nuk ka pasur asnjë rast të qytetarëve të prekur nga ky virus. Megjithatë ai ju bëri thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe që të respektojnë rekomandimet e ekspertëve, pasi që në mbarë botën ka rritje të qytetarëve të prekur nga ky virus. Ndërkaq në këtë takim përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, tha se ata po kujdesën për zbatimin e ligjit anti COVID-19 dhe po shqiptohen gjoba konfromë këtij ligji.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …