leoni

KKMSH: Ju bënë thirrje qytetarëve të respektojnë masat anti-COVID-19

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Vitisë (KKMSH), ka mbajtur mbledhje të rregullt. Gjatë këtij takimi është biseduar rreth gjendjes së pandemisë në komunën e Vitisë nga virusi COVID-19, pasi që komuna e Vitisë ka hyrë me vendim të nivelit qendror në zonën e kuqe ku bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti njëherit edhe kryesues i këtij komiteti ka biseduar rreth masave parandaluese rreth përhapjes së këtij virusi si dezinfektimi dhe klorifikimi i hapësirave. Ai ju bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e ekspertëve me qëllim që të parandalohet rritja dhe përhapja më e madhe e koronavirusit duke thënë se kjo është në interes të secilit. Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, tha se pas futjes së Komunës së Vitisë në zonë të kuqe nga niveli qendror, ata kanë detyra shtesë si Polici për të siguruar që po respektohen vendimet e marra me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Corona. Ai bëri me dije se Policia e Kosovës në Viti në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspeksionit do të vazhdoj të shqiptojnë gjoba ndaj atyre që nuk respektojnë masat anti-COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …