KKMSH mbajti mbledhje të rregullt, u diskutua mbi gjendjen e pandemisë në komunën e Vitisë

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka mbajtur sot takim të rregullt. Gjatë kësaj mbledhje është diskutuar për gjendjen e pandemisë në komunën e Vitisë. Me këtë rast zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu njoftoj se deri me tani nga ky virus në komunën e Vitisë janë prekur 225 qytetarë prej tyre tani janë 63 raste aktive ku fatkeqësisht kanë vdekur 13 qytetarë vitias të cilët ishin prekur me këtë virus. Ai kërkoj nga qytetarët që të respektojnë masat e vendosura nga organet kompetente, të vendosin maska, të mbajnë higjienën personale dhe të mbajnë distancë, sipas tij çdo qytetarë që mbron vetën nga infektimi me këtë virus mbron edhe shëndetin dhe jetën e të tjerëve. Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, kërkoj nga qytetarët por edhe nga subjektet afariste më shumë disiplinë dhe bëri me dije se ata do të kujdesën për zbatimin e masave. Ai potencoi se dje janë shqiptuar gjithsej 28 gjoba. Ndërkaq Hanife Jonuzi, Drejtoresh për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale njoftoj këtë komitet mbi gjendjen e pandemisë në këtë komunë duke kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të ruajnë shëndetin publik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …