KKMSH në Viti: Qytetarët të respektojnë masat dhe të parandalojnë përhapjen e virusit Covid-19 sepse është në interes të shëndetit publik

Në komunën e Vitisë, janë 98 raste aktive të qytetarëve të infektuar me virusin Covid-19, prej tyre 11 persona janë të hospitalizuar dhe 2 persona kanë humbur betejën me këtë virus ndërkaq kjo komunë akoma është në zonën e verdhë. Kjo u bë me dije nga Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Vitisë. Me këtë rast zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ju ka shprehur ngushëllime familjarëve te të ndjerëve. Ai ka kërkuar nga qytetarët të respektojnë masat duke potencuar se ai dhe komuna e Vitisë, nuk janë ithtarë të shqiptimit të gjobave por të vetëdijesimit të qytetarëve, duke theksuar se kjo është në interesin e shëndetit publik. Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, bëri me dije se masat janë akoma në fuqi dhe ata janë të detyruar të shqiptojnë gjoba ndaj atyre që nuk i respektojnë ato. E Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, bëri me dije se gjendja në shkolla për momentin nuk është e keqe por vuri në pah se nga virusi Covid-19 në këtë komunë janë të prekur 5 mësimdhënës dhe 2 nxënës. Ai potencoi se shkollat janë të furnizuara me mjete higjienike dhe mbrojtëse kundër përhapjes së këtij virusi. Kurse Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit, theksoj se ata janë në nivel të detyrës dhe se janë duke vazhduar bashkëpunimin me policinë në menaxhimin e situatës pandemike në Viti. Kurse Miltot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, ka folur rreth Manifestimit “Flakadni i Karadakut 2021” që ka filluar këtë të diell në Viti, duke theksuar se kjo drejtori për shkak të gjendjes së pandemisë ka reduktuar aktivitetet e parapara. Ai përmendi se festivali i Ansambleve dhe Shoqërive Kulturore Artistike në kuadër të Flakdanit të Karadakut sivjet do të mbahet në formë virtuale dhe do të transmetohet nga Televizioni Plus.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …