KKMSH: Respektoni masat kundër përhapjes së virusit COVID-19

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) i komunës së Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, ku është diskutuar rreth gjendjes së pandemisë me COVID-19 në komunën e Vitisë. Gjatë këtij takimi që është kryesuar nga Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti,  ju është bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve që të respektojnë udhëzimit e ekspertëve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Kryetari Halit potencoi në këtë komunë janë 49 raste aktive të qytetarëve të prekur me këtë virus. “Ju lutëm të ju përmbahuni udhëzimeve të ekspertëve, të kujdeseni për vetën por edhe për të tjetër. Bartni maska, mbani distancën dhe kujdesuni për higjienën me qëllim që të parandalojmë përhapjen e këtij virusi”, u shpreh Kryetari Haliti. Ai potencoi se kjo komunë po vazhdon me dezinfektime dhe klorifikime të hapësirave të ndryshme por edhe me sigurimin e pakove ushqimore dhe higjienike për qytetarët në nevojë. Ndërkaq Hanife Jonuzi, Drejtoresh për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti,  i njoftoj të pranishmit mbi kapacitetet e QKMF-së pas kontakteve të personelit mjekësor me personat e dyshuar për COVID-19. Ndërkaq lidhur me këtë Kryetari Haliti theksoi se ata do të kujdesën që të ruajnë funksionimin normal dhe vital të personelit mjekësore në Viti. Përndryshe sipas rezultateve të publikuar dje nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), dje në këtë komunë kanë rezultuar pozitiv 5 persona sipas lokaliteteve ata janë: Viti (2), Beguncë (1), Stubëll (1) dhe Skifteraj (1).

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …