KKSB mbajti mbledhjen e rregullt ku vlerësoi shqetësuese rritjen e rasteve të vjedhjeve

Anëtarët e këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), kanë mbajtur të premtën mbledhjen e parë të rregullt, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Ai ka falënderuar anëtarët për punën dhe angazhimin e tyre gjatë vitit 2023, duke potencuar që është shumë e rëndësishme që të vazhdojnë bashkëpunimin në interesin publik. Ai tha se gjendja e qetë dhe stabile në Viti, është falë bashkëpunimit të gjithë mekanizmave. I pari i Vitisë tha se qeverisja lokale po bënë çmos në krijimin e parakushteve për siguri dhe parandalim e dukurive negative.

Ndërsa, duke folur për gjendjen e sigurisë dhe rendit publik, Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, tha se në komunën e Vitisë, gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile. Ai tha se shqetësuese kohëve të fundit janë shtimi i rasteve të vjedhjeve sidomos në kohën e iftarit kur familjarët nuk janë në shtëpi. Lidhur me këtë, kapiteni Halili theksoi se policia ka rritur vigjilencën dhe patrullimet. Në takim ishin prezent edhe përfaqësuesit e Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK), i cili foli për misionin e kësaj force, duke potencuar se ata janë të gatshëm për çdo situatë.

Si më shqetësuese në këtë takim të KKSB-së, u paraqit problemi i dukurisë së lypsarëve, që është ankesë sidomos e bizneseve. Gjithashtu, problem tjetër u paraqit siguria në shkolla, keqpërdorim i rrjeteve sociale, incizimeve, përdorimi i hapësirave publike pa leje nga bizneset në Pozheran. Gjithashtu si shqetësim i ngrit edhe mos pagesa e anëtarëve të KKSB-së duke potencuar se në rast se vazhdon kjo ata mund të mos marrin më pjesë në këto takime. Për këtë çështje zv. kryetari Aliu tha sqarimet duke potencuar se kjo ka ndodhur me ndryshimet në ligjet përkatëse duke shtuar se në rast se lejohen pagesat për KKSB ato edhe do të procedohen nga komuna e Vitisë. Ndërkaq Hasan Aliu, zv.kryetar i komunës së Vitisë, i ka njoftuar anëtarët rreth rëndësisë së procesit të regjistrimit të popullsisë që pritet të fillojë së shpejti.

Al

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …