Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i komunës së Deçanit ka mbajte takim IV-të të rregullt, në këtë takim të pranishëm ishin strukturat policore nga niveli lokal KFOR ,FSK, klerik fetarë dhe përfaqësues te të gjitha komuniteteve.
Takimin e hapi kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, i cili tha se marrë në përgjithësi çështja e sigurisë në Komunën e Deçanit, është relativisht e qetë.
Për çështjen e sigurisë ka folur edhe komandanti i policorë në Deçan Tog. Sejdi Dobraj. Dobraj vlerësoi se gjendja e sigurisë në komunën e Deçanit, është e qetë. Në përgjithësi situata në komunën e Deçanit është e qetë. Që nga takimi i fundit në KKSB-ja, nuk kem diçka të veçante në Komunën e Deçanit për të raportuar tha Dobraj.
Nga anëtaret e këtij këshilli është thënë se mbetet shqetësues gjendja e familjes Lushaj në fshatin Shaptej sa i përket tre fëmijëve që kanë mbet të mbyllur nga rasti i fundi i vrasjes në mes të dy familjeve Lushaj- Ramaj. Tre fëmijë nga familja Lushaj, mbas këtij rasti kanë mbete pa i vijuar mësimet.
Sipas Drejtorit të DKA-së, z. Qazim Maloku në koordinim më Ministrin e Arsimit, këtyre fëmijëve do tu mundësohet më provime plotësuese që ta përfundojnë vitin shkollorë 2016/2017.
Shqetësuese mbetet edhe qentë endacak në rrugë të cilët rrezikojnë jetën e fëmijëve gjatë rrugës për në shkollë për ketë morëm një përgjigjej nga Drejtori i Shërbimeve Publike z.Izet Zenuni ku ndër të tjera tha se jemi në bisedime me KFOR-in, po ashtu edhe më një fondacion zviceran që të gjëmë një lokacion sa më parë për të bërë grumbullimin e qenve. Si shqetësim është ngrit edhe mungesa e zebrave në rrugën magjistrale Deçan-Gjakovë afër Shkollë së Mëmë të Ulët ,,Regjep Kadrijaj ’’ në fshatin Rastavic ku nxënësit duhet të kalojnë rrugën për tek shkolla dhe mungojnë shenjëzimi (zebrat).