leoni

KKSB në Komunën e Hanit të Elezit mbanë takimin e rregullt për muajin Korrik

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Hanit të Elezit mbanë takimin e rregullt për muajin Korrik. Në takimin të cilin e kryesoi Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, u diskutuan këto pika të rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

  2. Gjendja e përgjithshme e sigurisë në komunë gjatë muajit Korrik

  3. Gjendja me pandemin e Korona Virusit në Komunën e Hanit të Elezit

  4. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit, për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunën e Hanit të Elezit gjatë muajit Korrik, raportoi Komandanti i Stacionit Policorë në Han të Elezit Toger Nuhi Dema. Ai tha se gjendja e sigurisë mundë të vlerësohet e qetë dhe stabile. Sipas tij gjatë muajit Korrik janë raportuar 12 raste të cilat janë në procedure të rregullt dhe nuk kanë cenuar rëndë rendin dhe qetësinë publike. Toger Nuhi Dema tha se që nga fillimi i zbatimit të Vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e masave për parandalimin e Korona virusit, inspektoratit të Komunës i janë paraqitur 26 raste të mosrespektimit të këtyre masave. Në takim u potencuan rastet e dëmtimit dhe vandalizmit në çerdhen e fëmijëve si dhe dëmtimeve në oborrin e SHFMU “Ilaz Thaçi” e cila u dënua nga anëtarët e KKSB dhe u kërkua që për kryesit të kërkohet dënimi i merituar. Lidhur me gjendjen me pandemin e Korona Virusit në Komunën e Hanit të Elezit raportoi Kryetari i Komunës Rufki Suma. Sipas tij nga 2 Korriku kemi të regjistruar katër raste pozitive. Aktualisht që të gjithë kanë kaluar fazën e infektimit dhe sipas standardeve të IKSHP-së konsiderohen të shëruar. Mirëpo sipas Kryetarit Suma gjendja epidemiologjike në tërë vendin është me potencial që edhe banorët e komunës së Hanit të Elezit të jenë të cenueshëm me infektim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …