leoni

KKSB në Malishevë mbajti mbledhjen e fundit për vitin 2022

Situata e sigurisë së përgjithshme nga ana e organeve përgjegjëse për siguri, në mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të cilën e drejtoi kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, u vlerësua e qetë në përgjithësi në territorin e komunës së Malishevës. Po ashtu edhe komandanti i stacionit të policisë në Malishevë, Azem Krasniq, gjithashtu e ka vlerësuar të qetë situatën e sigurisë së përgjithshme, dhe ka bërë të ditur se krahasuar me vitet tjera, ka rënie të rasteve të veprave penale, siguria në trafik është shumë e lartë, dhe kjo falë bashkëpunimit të mirë me qytetarët tanë dhe mund të themi se viti 2022 ishte viti i situatës së sigurisë më të qetë”. Drejtori Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shqipron Shala, në raportimin e tij, ka njoftuar, se  për situatën e përmbytjeve, ku kishte muajin e kaluar është formuar  edhe komisioni  që është duke hartuar raportin e vlerësimeve të dëmeve. Në fund, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, kërkoi nga të gjithë qytetarët, ”pasi që jemi në prag të festave të fundvitit, të festojnë me familjet e tyre dinjitetshëm dhe pa përdorim të mjeteve piroteknike të cilat paraqesin edhe rreziqe për jetën, njëherit uroj gjithë qytetarët që viti 2023 të jetë vit i shëndetshëm, i punës dhe sukseseve të përbashkëta”.

May be an image of 4 people and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …