KKSB në Skenderaj ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të cilën e ka kryesuar kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, e ku kanë marrë pjesë komandanti i Policisë së Kosovës, përfaqësues të bashkësive fetare, FSK-së, shoqërisë civile, shërbimeve tjera publike, pastaj përfaqësues të komuniteteve jo shumicë dhe të bizneseve. Kryetari Nura ka bërë një përmbledhje të aktiviteteve dhe punës së KKSB-së për periudhën 6 mujore, meqë ishte edhe pikë e rendit të ditës. Më pas, anëtarët e KKSB-së kanë diskutuar edhe rreth çështjeve të sigurisë, ku komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, Muhamet Kajtazi, tha se siguria në Skenderaj është në nivel të kënaqshëm dhe se nuk është raportuar për ndonjë rast që do të cenonte sigurinë publike. Në takim është diskutuar edhe për përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollor 2022-2023, nga ana e Drejtorisë së Arsimit, ku drejtori i saj, Kastriot Duraku, tha se si drejtori kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura përgatitore, për fillimin e vitit shkollor, por siç tha ai, ende nuk është marrë ndonjë vendim se kur do të fillojë procesi mësimor.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …