KKSB në Skenderaj ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i udhëhequr nga kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ku kanë marrë pjesë anëtarët e këtij këshilli, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt. Në këtë takim është diskutuar për çështje të sigurisë së përgjithshme, e cila u vlerësua e qetë dhe e mirë, u miratua raporti i punës i KKSB-së për vitin 2023, është miratuar plani punës për vitin aktual, si dhe është diskutuar për çështje të përdorimit të substancave narkotike. Në këtë pikë, u konstatua se ka raste kur janë identifikuar përdorues të substancave të ndaluara, për çka organet kompetente kanë ndërmarrë veprime të duhura për të parandaluar këtë dukuri. Drejtoria e Arsimit e komunës së Skenderajt në bashkëpunim edhe me policinë e Kosovës, kanë zhvilluar sesione informuese me nxënës në shkolla, me qëllim të vetëdijesimit rreth rreziqeve që sjell përdorimi i lëndëve narkotike.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …