KKSB në Skenderaj mbajti mbledhjen e radhës

Këshilli komunal për siguri në bashkësi në komunën e Skenderajt mbajti mbledhjen e radhës në të cilën diskutoi për tri çështje të rëndësishme; Sigurinë e përgjithshme, Gatishmërinë për sezonin e korrjeve dhe Sigurinë në komunikacion.

Takimin e udhëhoqi nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, ndërsa morën pjesë përfaqësues të institucioneve që merren me sigurinë njëkohësisht anëtar të këtij organi.

Fadil Nura situatën e sigurisë e vlerësoi të qetë dhe stabile, duke premtuar ngritjen e kapaciteteve të institucioneve lokale gjatë këtij sezoni kur pritet ardhja e bashkatdhetarëve nga diaspora dhe kur realizohen korrjet.

Ai kërkoj edhe nga institucionet që merren me sigurinë, që të angazhohen maksimalisht që siguria e qytetarëve gjatë verës të jetë në nivelin e duhur.

KKSB apeloi të qytetarët që të shmangin ndezjen e zjarreve në arat e tyre pas korrjes së grurit, pasi mundësia e përhapjes së zjarreve në temperatura të larta është shumë e madhe dhe me pasoja fatale për shëndetin dhe pasurinë e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …