leoni

KKSB vlerëson gjendjen e sigurisë të qetë e stabile në komunën e Vitisë

Është mbajtur mbledhja e katërt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku është diskutuar për gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë, posaçërisht gjatë muajve të fundit me ballafaqimin me Covid 19. Zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, ka njoftuar rreth periudhës disa mujore të menaxhimit të situatës pandemike, e gjithashtu edhe të rifillimit të procesit mësimor në shkollat e kësaj komune. Kurse komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka paraqitur statistikat e rasteve të raportuara në polici dhe në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, ka thënë se ka rënie të ndjeshme të rasteve si ne vjedhje, aksidente, e poashtu edhe të dhunës në familje, për çka edhe konsiderohet të jetë situatë e qetë dhe stabile. Njiherit, kapiteni Halili përmendi se komuna e Vitisë është ndër komunat që ka qenë më e përkushtuar në respektimin e masave kundër Covid 19, kështu që shprehi falenderim për qytetarët që kanë respektuar masat dhe kanë kontribuar në uljen e rasteve të të infektuarëve. Ai po ashtu apeloj tek qytetarët që të vazhdojn me respektimin e këtyre masave, për derisa do të jetë në fuqi vendimi nga IKSHP-ja. Në këtë mbledhje të KKSB-së, Imri Emërllahu koordinator i EVSB-së paraqiti disa shqetësime të qytetarëve të identifikuara në disa lokalitete, kurse përfaqësuesi i Bashkësisë Islame në Viti, kryetari Husamedin Hoxha, kërkoi që të rritet niveli i sigurisë dhe të punohet në identifikimin e personave që promovojn ekstremizmin e dhunshëm, ndërkohë që përmendi rastin e shkarkimit të imamin të xhamisë në Skifteraj para dy muajve e i cili vazhdon të mos respektoj vendimin e Bashkësisë Islame.  Kurse Basri Aliu, drejtor i Arsimit, njoftoi për ecurinë e procesit mësimor, si dhe pajisjen me masat mbrojtëse për nxënësit.Ai tha se në përgjithësi, gjendja në shkolla është e mirë dhe stabile.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe …