leoni

KKSHE kërkon mobilizim nga të gjithë akterët për fillimin e vitit të ri shkollor

Në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Shpëtim dhe Emergjencë në komunën e Vitisë, është vlerësuar se ka rënie të numrit të rasteve aktive me infeksionin covid 19, pra momentalisht komuna e Vitisë ka 52 raste aktive. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka shpreh falënderim për policinë dhe inspektoratin për përkushtimin e tyre në zbatimin e masave, por edhe ka falënderuar qytetarët që po respektojnë rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit. Ai tha se do të vazhdohet me dezinfektim, klorifikim, por edhe të fillohet me dezinsektim. Ndërkohë ka kërkuar një përkushtim më të madh në përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe të ndërmerren të gjitha masat që mos të ketë shfaqje të rasteve të të infektuarëve, që ndikojn në ndërprerje të mësimit. Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka bërë të ditur se 2 pjestar të policisë kanë rezultuar pozitiv gjatë ditës së djeshme. Ai tha se rrezik për raste të mundshme mund të ketë me fillimin e vitit të ri shkollor, gjë që duhet një mobilizim i gjithmbarshëm. Sa i përket respektimit të masave, kapiteni Halili tha se kemi shqiptuar gjoba, me qenë se vetëdija qytetare në zbatimin e këtyre masave është e kënaqshme. Kurse drejtori i Inspekcionit Skender Ahmeti, njoftoi se inspektorët janë në teren, në inspektimin e e bizneseve për të parë se sa po respektohen masat dhe deri më tani gjendja raportohet të jetë e mirë dhe e menaxhueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …