Klina në garë për të fituar projektin për mjedis të pastër të GIZ-it gjerman

Komuna e Klinës është në rrugë të mirë për të fituar projektin që ka të bëje me ruajtjen e ambientit të pastër. Dardan Bashota, zyrtar komunal, ka thënë se Komuna e Klinës është në garë për projektin e financuar nga Organizata gjermane GIZ të quajtur “ Gara për Mjedis të Pastër”. Komuna e Klinës tashmë ka caktuar koordinatorin e grupit punues, kryetar i së cilës është zgjedhur Dardan Bashota si dhe katër anëtar të tjerë të cilët do të punojnë në Hartimin e Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave. Në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe me mbështetje te GIZ-it me mjete logjistike, janë identifikuar të gjitha deponitë ilegale të mbeturinave në zonat rurale dhe urbane. Bashota, tregon se komuna e Klinës do të ndaje mjete për largimin e këtyre deponive duke kontribuar në ambient me të pastër. “ Jemi në hap të mirë për të fituar ketë grant që do të ndihmonte jashtëzakonisht në ambient të pastër”, thotë Bashota. Vitin e kaluar, sistemi organizativ i mbledhjes së mbeturinave është shtrirë në 98%  të territorit të Klinës dhe deponitë ilegale të mbeturinave janë të vjetra dhe nuk është krijuar  asnjë e re prej qe sistemi organizativ është shtrirë në gjitha lokalitetet.

Bashota apelon te qytetarët që të kujdesen sa me shumë për ambient të pastër pasi qe duke krijuar një ambient pa mbeturina kontribuojmë edhe në shëndet sa me të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …