leoni

Klina nis mbarë vitin në realizimin e të hyrave vetanake

Komuna e Klinës, e ka nisur mbarë vitin kalendarik në realizimin e të hyrave vetanake, të cilat kanë shënuar rritje për 64 % më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Drejtori i Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, Aziz Desku, njofton se Komuna e Klinës gjatë muajit janar 2018 ka realizuar të hyra vetanake në vlerë prej 64.847.66 euro nga llojet e ndryshme të të hyrave vetanake të administratës komunale dhe 6.620,00 të hyra nga gjobat e trafikut. Gjithsej të hyra në muajin e parë të vitit janë realizuar 71.467,66 euro. Të hyrat vetanake për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kanë qenë 43.573,02 euro.

“Kemi një rritje të të hyrave vetanake në janar të këtij viti krahasuar me janarin e vitit të kaluar për 64.02 % ose shprehur në vlerë absolute 27.894.64 euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, thotë drejtori Desku.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …