leoni

Faton Klinaku

Faton Klinaku: Prokurori i Gjykatës Speciale në Hagë, Jack Smith, ka filluar tani t’i zgjerojë armiqtë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka i ka reaguar kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith i cili ka thënë se Kadri Veseli duhet të mbetet ende në paraburgim dhe se kërkesa e mbrojtjes për mbrojtjen e tij në liri, duhet të refuzohet. Për ta bërë bindës këtë qëndrim të tij, kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith ka shkruar mes tjerash se në Kosovë ka pasur një fushatë të madhe nën moton “Liria ka emër-UÇK” e që sipas këtij prokurori, këto paraqesin rrezik në rast të lirimit të Kadri Veselit nga paraburgimi sepse veteranët janë përkrahës të Kadri Veselit dhe mund ta pengojnë procesin gjyqësor kundër tij.

 

Kundër këtij pretendimi ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku. Ai ka shkruar mes tjerash se liria e ka emrin Ushtria Çlirimtare e Kovës  ndërsa krimi ka emrin Serbi. Prokurori Smith i “dhomave të specializuara” në Hagë,  ka filluar tani t’i zgjerojë armiqtë. Në rastin e z.Veseli, përveç që merret me mua, merret edhe me fushatën “Liria ka emër UÇK”. E ne askush nuk mund të na detyroj të heshtim e ta mbajm gojën mbyll, ka shkruar mes tjerash Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Transportit Rrugor të Kosovës e ndërprenë grevën për shkak të rrethanave klimatike, pandemike e politike

Udhëtim falas në Prishtinë me biletë autobusi nga çdo qytet i Kosovës

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Veton Prelvukaj, ka …