Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së thotë se Kosova ka mundur t’i shkurtojë mandatin Speciales por jo edhe t’ia zgjasë atë. “Nga 2 gushti Gjykata Speciale nuk ka më mandat në Kosovë”, tha ai. “Kushtetutën e Kosovës e interpreton vetëm Gjykata Kushtetuese. Ne do të gjejmë mënyrë si do ta dërgojmë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese pasi Gjykata Speciale nuk ka afat”. Klinaku thotë se kundër Raportit të Dick Marty-t i kanë dërguar në Këshill të Evropës mbi 200 mijë nënshkrime. “Kemi bërë edhe protesta dhe po ashtu kemi pasur kontakte me deputetë duke iu kujtuar se kjo Gjykatë nuk bën të miratohet. Tjetër ne nuk kemi çfarë të bëjmë pasi ajo është miratuar në Kuvend”, ka theksuar ndër të tjera Klinaku.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …