Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka reaguar ndaj trajtimit dhe arrestimit që i është bërë veteranit dhe invalidit të UÇK-së, Faik Fazliu nga policia dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka shkruar se nga ajo që shuihet në videon e filmuar për këtë ngjarje, mund të konstatohet se nuk shihet kanosje ndaj zyrtarit policor, por shihet dhunë e ushtruar ndaj një invalidi me shkallë të rëndë nga ana e zyrtarit policor.Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij dhe rasti të shkoj në procedurë të rregullt, si dhe duhet që të hetohet edhe dhuna e ushtruar nga ana e policisë apo e zyrtarëve policor”, ka shkruar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku duke reaguar ndaj arrestimit dhe keqtrajtimit të veteranit dhe invalidit të UÇK-së, Faik Fazliu nga policia.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …