Faton Klinaku

Klinaku: Partitë politike t’i lënë populizmat dhe të mos shkaktojnë huti lidhur me  rritjen e pagës minimale

Kryetari në detyrë i Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka kërkuar nga partitë politike që t’i lënë populizmat dhe të mos shkaktojnë huti lidhur me  rritjen e pagës minimale. Ai ka shkruar se populizmi i partive politike të pozitës dhe opozitës ka bërë që të hutohet opinioni publik se me rritjen e pagës minimale në Kosovë, a rritet edhe pensioni i veteranit të luftës së UÇK-së, që me ligjin bazik, i cili është i vetmi në fuqi, është jo më i vogël se paga minimale. Për shkak të interesimit të madh të medieve, më duhet të sqaroj shkurt:

Në ligjin për ndryshimin e ligjit bazik thuhet:

3.1. Deri ne kategorizimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik.

E ai kategorizim as që ka filluar qe 4 vite, për shkak se qeveritë nuk kanë dashur që ta bëjnë këtë.

Është interesant se VV atëherë e ka kundërshtuar ligjin nr.05/L-141 e i cili nuk është në fuqi dhe sot flet në emër të tij. E ka kundërshtuar edhe AAK që tani po heshtë dhe gjatë qeverisjes nuk ka filluar kategorizimin. E kanë miratuar PDK dhe LDK por duhet ta sqarojnë opinionin se ato ndryshime nuk janë në fuqi dhe vlen ligji bazik.

Prandaj, partitë politike t’i lënë populizmat e tyre  dhe mos t’i bëjnë çdo herë temë veteranët, të cilëve me ligjin 04/L – 261, që është i vetmi në fuqi, iu rritet pensioni krahas pagës minimale”, ka shkruar Kryetari në detyrë i Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …