Klinaku: Prapa politikave perfide të Thaçit e Kurtit fshihet lufta e egër për pushtet

Klinaku: Prapa politikave perfide të Thaçit e Kurtit fshihet lufta e egër për pushtet

Duke komentuar diskutimet e bëra në tryezën e organizuar në lidhje me normalizimin e mundshëm të marrëdhënieve me Serbinë, sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku ka vlerësuar se Kosova vuan nga sëmundja e moskuptimit të drejtë të situatës në të cilën ndodhet dhe kjo po bënë që edhe zgjidhjet që ofrohen për dalje nga kjo situatë të jenë të gabuara. Në njërën anë është politika e servilizmit e përfaqësuar nga Hashim Thaçi, që pas i shkojnë LDK, AAK, NISMA e ndonjë tjetër, dhe në anën tjetër ekstremizmi i përfaqësuar nga Albin Kurti e i pasuar verbërisht edhe nga fundamentalizmi kosovar. Prapa të dyja politikave në mënyrë perfide fshihet qëllimi i vetëm i tyre – lufta e egër për pushtet e assesi përpjekja për të gjetur zgjidhjen fatlume për Kosovën! Kosova nuk e ka situatën ta ndjek pas Hashim Thaçin e të vazhdojë kompromiset e pafund ndaj Serbisë, e po ashtu Kosova nuk guxon të mashtrohet e të përfshihet në ekstremizmin e anarkizmin e Albin Kurtit, ka shkruar në mes tjerash Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …