Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UCK, Faton Klinaku ka thënë se nuk kanë pasur asnjë informacion lidhur me bastisjet e sotme dhe arrestimet e mundshme të ish-udhëheqësve të UCK-së. Klinaku ka thënë se këto aktakuza i kanë pasur edhe në zyrat e tyre të cilat edhe i kanë publikuar në media. “Informacione se kur do të arrestohen apo se kur do të ftohen nuk i kemi pasur, por aktakuzat që iu kanë rrjedh atyre i kemi pasur në zyre dhe ju e dini që i kemi publikuar para mediave dhe ty kanë qenë edhe këto dyja të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”, tha ai. Klinaku vazhdon të deklarojë se veprimet e Speciales pas 3 gushtit janë kundërkushtetuese dhe të paligjshme pasi konsideron se në këtë datë i ka skaduar mandati.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …