QKUK-ja njofton se ka kryer dy operacione të vështira që më parë nuk janë kryer në këtë qendër

Klinika e Kardiokirurgjisë në QKUK funksionon me vetëm dy kardiokirurg

Klinika e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vetëm dy kardiokirurg. Përkundër mungesës së madhe të resurseve njerëzore në këtë klinikë, ky shërbim po funksionon 24 orë në ditë. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë kryer 75 operacione në zemër. Zyrtari për informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu, i ka thënë “Radios Evropa e Lirë” se përkundër operacioneve të kryera brenda kësaj klinike, lista e pritjes vazhdon të jetë e gjatë, për shkak të mungesës së resurseve humane. “Në shërbimin e kardiokirurgjisë në këtë gjashtëmujor janë kryer 75 operacione, përderisa në total numri i operacioneve deri tani në këtë shërbim ka arritur në 215. Nga statistikat e deritanishme, vërehet shtim i dukshëm i vëllimit të punës në këtë shërbim, ngase në vitin 2015, ishin kryer vetëm 28 operacione. Më 2016, tërë vitin 112 sosh, përderisa vetëm në këtë gjashtëmujor, siç u theksua më lartë, janë kryer 75 operacione”, ka deklaruar Fazliu.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …