Hurryiet: Kryetarja, Vjosa Osmani iu ka nënshtruar një operacioni në Antali për heqjen e kilogramëve

Klinika e Kirurgjisë Abdominale në QKUK, e konsideron injorim trajtimin kirurgjik të kryetares Vjosa Osmani, në një klinikë private

Kryetarja,Vjosa Osmani, iu ka nënshtruar një operimi për heqjen e tëmthit në një klinikë private, edhe pse ky operim kryhet në QKUK,  që nga viti 2004. Kundër sjelljes së kryetares Osmani, kanë reaguar kirurgët nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale në QKUK, të cilët e quajtën injorim zgjedhjen e presidentes për t’u trajtuar në klinikë private. Duke u bazuar në situatën aktuale, Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës reagon ndaj anashkalimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që i ka bërë këtij institucioni, duke mos kërkuar trajtim shëndetësor në institucionin tonë, por pa u konsultuar fare me personelin udhëheqës ka marrë trajtim shëndetësor jashtë SHSKUK-së”, thuhet në reagim. Në reagim thuhet se me këtë veprim presidentja Osmani ka nënçmuar këtë institucion dhe kjo është e papranueshme për ta. Injorimi dhe nënçmimi që presidentja i ka bërë Kolegjiumit të Kirurgëve e në veçanti institucionit mbi të cilat udhëheq është e papranueshme për të gjithë”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …