Klinika Emergjente në QKUK mbetet klinika më e mbingarkuar në tërë sistemin shëndetësor të Kosovës

Klinika Emergjente në QKUK mbetet klinika më e mbingarkuar në tërë sistemin shëndetësor të Kosovës

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mbetet klinika më e mbingarkuar në tërë sistemin shëndetësor në vend. Bazuar në raportin 2-javor të kësaj klinike, ka pasur 3790 raste që kanë marrë trajtim spitalor, në shërbime të ndryshme, reanimim, degët, internistike, kirurgjike, ortopedike, përfshirë edhe aksidentet në trafik, rastet e plagosjeve dhe të tjera. Kjo bëhet e ditur nga një njoftim i QKUK-së, ku theksohet se poashtu, për këtë periudhë kohore janë kryer 66 operacione të ndryshme kirurgjike. Klinika Emergjente apelon tek të gjithë qyetarët e Republikës së Kosovës të respektojnë sistemin e referimit, fillimisht të lajmërohen tek mjeku familjar, e pastaj tek spitali i përgjithshëm më i afërt, kurse në QKUK të drejtohen vetëm në raste emergjente.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …