Këshilltari politik i Besnik Bislimit iu ka kundërpërgjigjur deklaratës së zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka thënë se Kosova ka vepruar në kundërshtim me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Këshilltari Kadiu ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të liruar nga detyra Ekipin Menaxhues që ditë më parë prezantoi një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nuk është në kundërshtim me marrëveshjen. Nga deklarata e zëdhënësit të BE-së, vihet re se ka minimum të njohurisë për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut, por maksimum gatishmëri në nxjerrjen e deklaratave kundër Kosovës, shkroi Kadiu. Ai tutje tha se zëdhënësi Peter Stano duhet ta ketë gatishmërinë e njëjtë, kur ka shkelje aktuale të marrëveshjes, duke përmendur votën kundër të Serbisë në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, ka deklaruar se roli i Ekipit Menaxhues për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë përfundon vetëm kur ai statut të miratohet.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …