Ambasada e Francës në Kosovë, ka bërë të ditur se Klubi afarist, “France Albanie Bussiness”, në bashkëpunim me Klubin afarist frankofon në Kosovë , do të organizojë sot më 22,03,2019 në Prishtinë, një simpozium lidhur me investimet në Kosovë. “France Albanie Business” tubon biznesmenë nga Shqipëria dhe Franca dhe organizon udhëtime afariste për të eksploruar mundësitë ekonomike. Të pranishëm do të jenë rreth njëzet përfaqësues të kompanive franceze dhe dy anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Francës. Programi i paradites do të fillojë me hapjen e simpoziumit në prani të Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala, si dhe me fjalimet e Didier Chabert, ambasadori i Francës në Kosovë, Dobelle, Shefe e Shërbimit Ekonomik Rajonal dhe de Leonardo, Konsulli Nderi i Shqipërisë në Lyon. Gjatë mbajtjes së tryezës së rrumbullakët, ekspertët e ekonomisë do të debatojnë lidhur me klimën e biznesit dhe kornizën fiskale dhe ligjore adekuate për investime në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …