Klubi i atletikës “Malisheva” ngriti trofeun më të madh kupën e Kosovës për senior!

Në garat e atletikës për senior që u mbajtën në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, Klubi nikoqirë i Malishevës me plotë meritë, u shpall fitues i kupës së Kosovës për senior.
Kur kanë mbetur edhe pak më shumë se dy muaj deri në fund të viti 2024, me të drejt mund të quhet se ky vit ishte i gjatë me plot gara dhe shumë i suksesëshëm, klubi ngriti trofeun më të madhë në vend kupën e Kosovës për senior. Meritorët e fitores së kësaj kupe janë djemt e artë Bytyçi (Olti, Enisi, Grevisti, Bleroni) si dhe puna profesionale e trajnerit, Ardian Mazrekut.
Por sdo harruar se ky vit veçohet edhe për debutimin historik të paraatletit tonë Grevist Bytyqi në Lojërat Paralimpike Paris 2024 në disiplinën 1500m në kategorinë T46.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë e Financa i Komunës së Skënderajt ka mbajtur takimin e radhës

Komiteti për Politikë e Financa, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit Komunal të Skënderajt, Adelina …