Pas disa vitesh, kryetare e klubit të Futbollit “Drenica” u rizgjodh Mihane Kodra – Bekteshi. Ajo do të nis punën qysh sot në konsolidimin e skuadrës për stinorin e ri.
Anëtar të kryesisë janë zgjedhur edhe: Rexhep Birinxhiku, Hajrush Lushtaku, Azem Rukolli, Ilir Veliqi, Adnan Bislimi, Fidaim Imeri, Ramiz Shala, Ismet Mustafa, Afrim Syla.
Kryetarja e klubit ka të drejtën ekskluzive të zgjedhë bashkëpunëtorët në menaxhmentin e saj në koordinim më antarët tjerë të kryesisë së klubit.
Kontributin më të madh në konsolidimin e kryesisë se klubit e dha kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.