Klubi Rotarian “Vitia” dhuroi sot 20 komplete të rrobave mbrojtëse hermetike disa përdorimshe dhe 40 maska mbrojtëse të fytyrës për stafin mjekësor të QKMF-së në Viti. Maskat mbrojtëse të fytyrës janë prodhuar edhe me ndihmën e kompanisë vendore AXYZ nga Prishtina. Po ashtu, u dhuruan edhe 100 maska mbrojtëse disa përdorimshe të gojës për stacionin policor në Viti dhe 100 për Doganat e Kosovës.
Në ditët në vijim, klubi do të dorëzoj edhe një numër shtesë të maskave mbrojtëse.