KMDLNJ

KMDLNj: A po bëhet Kosova shoqëri e kontrolluar nga para-politika brenda institucioneve?

Në një reagim të KMDLNj thuhet se gazetarët Ilir Mirena, Berat Buzhala, Vehbi Kajtazi, Lirim Mehmetaj dhe të tjerë po përcillen nga një strukturë brenda AKI-së e që nuk i raportuaka shefit të saj por shefit të parapolitikës, Dejona Mihali. Kjo u përgënjeshtrua nga shefi i AKI-së gjatë një përpjekje për të raportuar para Komisionit parlamentar për Mbikëqyrje të AKI-së, në rrethana të tensioneve dhe kërcënimeve. Prokuroria Themelore në Prishtinë mohoi se po hetohen gazetarët Lirim Mehmetaj dhe Vehbi Kajtazi por se vetëm po mblidhen informata. Në anën tjetër punësimet në baza politike, partiake dhe nepotiste kanë hyrë në kriminalitet të thellë duke shkelur të drejtat elementare të njeriut, barazi gjatë konkurrimit dhe respektim të konkursit. Tash, ky veprim kriminal as që po bëhet në mënyrë të fshehtë, kombinimet për punësim po bëhen haptazi sikur që ndodhi, gjithnjë sipas raportimeve të mediave në MPJD dhe Ministri të Bujqësisë, ministrat e të cilave janë bashkëdrejtues të një subjekti politik të pozitës. Lidhur me këtë, KMDLNj kërkon nga Prokuroria e shtetit të nis hetimet.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ ende nuk ka pranuar asnjë aplikim nga partitë politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Astrit Gashi: KQZ-ja nuk duhet të bjerë në kurthin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke lejuar votimin jashtë Kosovës

Analisti, Astrit Gashi, thotë se në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet votimi jashtë Kosovës, …