KMDLNJ

KMDLNj; Aktiviteti i shtuar i Gjykatës Speciale po ndërmerret para zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë

Sipas KMDLNj-së, fallangat e Gjykatës Speciale në mëngjesin e së të enjtes, deri në këto çaste arrestuan Isni Kilajn, Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe bastisën Hajredin Kuçin. Deri më tani nuk ka asnjë informatë për shkaqet e arrestimit, as nga Gjykata Speciale Raciste dhe as nga “themeluesit e kësaj gjykate – Kuvendi i Kosovës” e as nga MD-së që ia mbanë zhagun kësaj gjykate qoftë duke e pakësuar mbrojtjen efektive përmes shkurtimit të fondeve, qoftë përmes takimeve konfidenciale me Baba Vangën – Ekaterina Trandafilovën, kryetare e Dhomave Speciale kundër UÇK-së dhe kundër luftës. Ndonëse, së paku deklarativisht thuhet se në kuadër të kësaj arkitekture juridike, Prokuroria dhe Gjykata  kompetencat i kanë të ndara, në praktikë, gjatë gjykimeve nuk dihet kush është prokuror dhe kush është gjykatës pasi kompetencat që ua njeh Ligji i kanë ngatërruar duke i keqpërdorur skajshmërisht në dëm të të akuzuarve e që është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria duke pamundësuar një gjykim të drejtë, fer, të paanshëm dhe të pandikuar politikisht nga politika dhe grupet e interesit.

Sidomos kohëve të fundit kemi një agresion joparimor dhe të bashkërenduar të ZPS dhe DHS kundër të drejtave për një gjykim të drejtë ndaj ish udhëheqësve më të lartë politikë dhe ushtarak të Kosovës për çka Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe avokatët e tyre iu drejtuan Trupit Gjykues për shkak të anshmërisë flagrante të tyre për llogari dhe dobi të ZPS-së dhe me përpjekje për të dëmtuar të akuzuarit duke bërë presion te dëshmitarë me pyetje sugjestive. Kjo nuk ka ndodhë në asnjë rast tjetër e as në Tribunalin për Krime Lufte për ish-Jugosllavinë në Hagë. KMDLNj nuk pret korrektësi nga Gjykata Speciale sepse askujt nuk i japin llogari për këto shkelje flagrante, janë krejtësisht jotransparent duke dhunuar brutalisht parimin e publicitetit si njërën ndër shtyllat kryesore që garanton një gjykim të pavarur dhe të drejtë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, oportunistë dhe të papërgjegjshëm që janë, nuk kanë guxim, as qytetar e as personal që të mbrojnë interesin e qytetarëve të saj që po mbahen peng në Hagë, jo duke ndërhyrë në procesin gjyqësor por duke kërkuar që të respektohen të drejtat e njeriut. Këtë nuk e kanë bërë asnjëherë duke u bërë hallkë e zingjirit të shkelësve të drejtave të njeriut. Ky proces nuk monitorohet nga askush dhe të ashtuquajturit monitirues, vetëm përshkruajnë gjykimin. Monitorimi korrekt dhe profesional para se të merret me pasojat, duhet të ketë mision parandalues përmes shkeljeve të identifikuara dhe rekomandimeve. Intensifikimi i aktiviteteve represive të Gjykatës Speciale para zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë tregon qartë përpjekjen e saj për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve duke arrestuar persona vetëm nga krahu i luftës. Edhe fillimi i arrestimeve ishte puro politik , presidenti Thaçi u arrestua para se të shkonte në Washington në takim me presidentin Tramp për ta nënshkruar një Marrëveshje ekonomike.

Deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Kosovës, KMDLNj shpreson të jenë më të ndërgjegjshëm dhe më të përgjegjshëm duhet të diskutojnë për Gjykatën Speciale pasi thuhet se janë themelues të saj dhe se kjo gjykatë është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, në të kundërtën nëse Gjykata Speciale vazhdon me këtë injorim të turpshëm dhe shkelje të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria, atëherë, me një vendim të Kuvendit kjo gjykatë duhet të shpërbëhet. KMDLNj vlerëson se kjo gjykatë ka tejkaluar mandatin për çka është themeluar.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur sot ka mbajtur një sesion informues me familjarët e të zhdukurve

Këshilli Koordinues i Familjarëve të të Zhdukurve, kërkon drejtësi për Viktimat e Luftës në Kosovë

Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve organizoi një takim për …