Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një komunikate për media ka thënë se dënimi i Goran Stanishiq për vrasjen e 13 civilëve shqiptarë është i pamjaftueshëm nëse nuk trajtohen edhe rastet tjera dhe përgjegjësit për planifikim, mospengim dhe kryerje të këtyre masakrave. Sipas KMDLNJ-së, masakra në fshatin Sllovi, më 15 dhe 16 prill 1999 ku u vranë 45 civilë shqiptarë, 11 të tjerë u plagosën dhe u përzënë të gjithë banorët e fshatit duke ua vënë flakën 92 shtëpive, varrosja dhe zhvarrosja si edhe zhdukja e kufomave, ishin ndër veprimet më kriminale që i bënë forcat e armatosura serbe në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …