KMDLNJ thotë se SBASHK-u po i shkel të drejtat e nxënësve për arsim të drejtë dhe cilësor në përputhje me planprogramet

KMDLNj dënon vendosjen e mjetit shpërthyes në shtëpinë e Murat Mehës

KMDLNj konstaton se persona të paidentifikuar deri më tani, më 9 gusht 2016 vendosën një mjet shpërthyes në shtëpinë e Murat Mehës, udhëheqësit të Komisionit Shtetëror për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Brenda një qarku të ngushtë kohor në Kosovë përkatësisht në Prishtinë u gjuajt një predhë shpërthyese në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, u hodh gaz lotsjellës në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, u gjuajt me gurë ndërtesa e Qeverisë së Kosovës dhe u vendos një mjet shpërthyes në shtëpinë e Murat Mehës ndërsa sulmuesit, në tri rastet nuk u identifikuan kurse nënkryetari i LV u arrestua për gaz lotsjellës. KMDLNj e dënon vendosjen e mjetit shpërthyes në shtëpinë e Murat Mehës të cilit me këtë rast, sikur edhe anëtarëve të familjes së tij, seriozisht i rrezikohet jeta. Këto incidente të dhunshme janë si rezultat i një komunikimi të dhunshëm verbal midis partive, asaj të pozitës dhe opozitare dhe disa vendimeve sikur që është Demarkacioni i cili plotësisht arsyetohet nga pozita, përjashtuar disa raste sikur që 100% kundërshtohet nga opozita.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …