Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut edhe një herë ka reaguar ndaj grevës së mësimdhënësve, e ka quajtur atë jonormale. Ndërsa, dhënia e pagave për punë që nuk është bërë apo dhe që është sabotuar është rast flagrant i shpërdorimit të mjeteve publike të taksapaguesve kosovarë dhe ky shpërdorim nuk duhet të kalojë pa konsekuenca ligjore. KMDLNj thotë se me organizimin e kësaj greve SBASHK ka vërtetuar se nuk është në gjendje të mbrojë anëtarësinë dhe se nuk janë të pandikuar politikisht e aq më pak të kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së arsimit. Për të tejkaluar këtë situatë, KMDLNj propozon një reformë të thellë në arsim si dhe krijimi i mundësive që të bëhet pensionimi i parakohshëm për ata që duan të pensionohen , me një pagë prej 70% nga paga bazë , deri në kohën kur e fitojnë të drejtën për pensionim të rregullt. “Sistemi i arsimit, në të gjitha nivelet ka nevojë e që për KMDLNj –ë është domosdoshmëri të bëhet një freskim me kuadro të reja që aktualisht janë të papunë. KMDLNj propozon gjithashtu që të bëhet depolitizimi dhe departizimi i arsimit të lartë aq më parë që ndikimet politike , që nga zgjedhja e rektorit , Këshillit Drejtues , dekanëve , gradimeve etj”, thuhet në reagim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …