KMDLNJ thotë se SBASHK-u po i shkel të drejtat e nxënësve për arsim të drejtë dhe cilësor në përputhje me planprogramet

KMDLNJ: Duke ua ndaluar hyrjen në Kosovë serbëve të akuzuar për krime lufte ata shfajësohen për këto krime

Me vendim Ministrisë së Punë të Jashtme i është ndaluar hyrja në Kosovë liderit të Partisë Radikale të Serbisë dhe udhëheqësit të njësitit paramilitar “Shqiponjat e bardha” që bënë shumë krime kundër civilëve në Kroaci , Bosnje dhe Kosovë , Vojsllav Sheshel të cilin Tribunali i Hagës e liroi nga çdo përgjegjësi për këto krime. Gjithashtu edhe gjeneralit serb Dikoviq, i cili i udhëhoqi inkursionet kriminale kundër civilëve në rajonin e Drenicës iu ndalua hyrja në Kosovë nga i njejti autoritet ndonëse , deri më tani hynte në Kosovë dhe takohej me gjeneralë të KFOR – it dhe EULEX – it sikur me miq të vjetër , sa herë që kishte dëshirë dhe ishte i respektuar nga autoritetet ndërkombëtare. Para një jave u ndalua dhe u arrestua ( jo për krime lufte por për kalim ilegal të kufirit në Merdare ) gjenerali Bojoviq kurse edhe Gjuriqit , alfa dhe omega e propagandës shoviniste serbe në Kosovë iu ndalua hyrja në Kosovë pasi që së bashku me Daçiqin dhe Vuçiqin e përfunduan misionin e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë! Autoritetet  po reagojnë me vonesë ndaj histerisë dhe pranisë së Serbisë në Kosovë duke e dëmtuar rëndë drejtësinë për viktimat e luftës në Kosovë sepse, duke ua ndaluar hyrjen në Kosovë të dyshuarve serbë për krime lufte në fakt ata po shfajësohen për këto krime.

Gjeneralët Dikoviq dhe Bojoviq domosdoshmërish duhet të ndiqen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në bazë të përgjegjësisë komanduese ushtarake sikur edhe udhëheqësi paramilitar i “Shqiponjave të bardha” gjithashtu në bazë të përgjegjësisë komanduese ushtarake dhe politike. Dëbimi i tyre është ikje nga përgjegjësitë dhe është bërë për kalkulime politike. Kosova ka një sistem të drejtësisë , sidomos për krime lufte , të lëndueshëm dhe i cili i përshtatet një oportuniteti politik , ndërkombëtar në radhë të parë dhe atij vendor prandaj pjesa dërrmuese e të dyshuarve dhe të akuzuarve për krime lufte serbë kanë mbetur të pandëshkuar. Ata janë strehuar dhe sistemuar në institucionet e Serbisë, kanë mbrojtje nga shteti serb ,bashkësia ndërkombëtare nuk e kërkon arrestimin e tyre , Kosova nuk ka të drejtë ta kërkojë ekstradimin e tyre sikur që ata nuk mund të dënohen në mungesë nga gjykatat e Kosovës shkaku se nuk ia mundëson legjislacioni në fuqi. Tash , dhe kërkesa për ndalimin e hyrjes së tyre në Kosovë është dhurata më e madhe që iu bëhet të dyshuarve serbë për krime lufte në Kosovë. Një vend normal jo që do t’ua ndalonte hyrjen të dyshuarve për krime lufte , siç po e bënë Kosova por do të shfrytëzonte çdo mundësi të ligjshme dhe ilegale që ata të arrestohen dhe të sillen para drejtësisë.

A nuk veproi kështu Izraeli duke e kidnapuar Ajhmanin në Argjentinë për ta sjellë pranë gjykatës në Izrael për ta përmbushur drejtësinë dhe për t’i shpaguar viktimat duke iu ofruar drejtësi përmes dënimit të gjeneralit gjerman ! Si mund të flitet për drejtësi dhe si mund të shpaguhen viktimat e shumta civile në Kosovë kur përgjegjësit kryesorë nuk sillen para gjykatave të Kosovës për ta marrë dënimin e merituar që përveç se paraqet lehtësim për viktimat njëkohësisht është masë parandaluese që të mos ketë viktima në të ardhmen. A po instalohet mosndëshkueshmëria për të dyshuarit serbë për krime lufte dhe përpjekja për dënim të shqiptarëve me çdo kusht , si një praktikë e ligjshme në Kosovë edhe me bekimin e ndërkombëtarëve dhe për këtë po përdoren politikanët e padijshëm kosovarë që janë të shantazhuar sikur edhe bisedimet kinse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë ?!

KMDLNj kërkon drejtësi për të gjitha viktimat e luftës dhe pas luftës , pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe bindjeve politike duke i sjellur para gjykatave ata që urdhëruan , planifikuan , e bënë apo nuk i penguan këto krime. KMDLNj mendon se kjo masë mund t’u shqiptohet politikanëve nga Serbia që organizojnë ekskursione nacionaliste në Kosovë , duke i keqpërdorur vizitat private , politike dhe fetare që është edhe për marrjen e masave ndaj politikanë serbë në institucionet e Kosovës që marrin paga nga Buxheti i Kosovës ndërsa i shërbejnë Serbisë dhe sillen sikur të ishin zyrtarë dhe autoritete të Serbisë! Pa ballafaqim me të kaluarën , të të gjitha palëve nuk do të ketë drejtësi për viktimat , përgjegjësi për ata që u dëshmohet fajësia për krime , normalizim të marrëdhënieve midis dy shteteve dhe pajtim eventual. Me masa administrative dhe presion politik mund të imponohen marrëveshjet , mund të simulohet paqja por jo edhe pajtimi i mirëfilltë midis popujve.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …