KMDLNJ: A durohen ministrat kuisling serbë në Qeverinë e Kosovës?

KMDLNJ: A durohen ministrat kuisling serbë në Qeverinë e Kosovës?

Këshilli për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut ka reaguar ndaj ndërtimit të projektit ‘Lugina e Diellit’ në veri të Kosovës, duke thënë se shfrytëzimi i kësaj të drejte po bëhet në mënyrë selektive dhe duke përdorur standarde të dyfishta. Në reagim thuhet se derisa Qeveritë prej pasluftës kanë investuar mjete materiale për rindërtimin e shtëpive për serbët, ndërkohë që nuk kanë bërë thuajse asgjë për kthimin e shqiptarëve në veri të Mitrovicës prej nga janë shpërngulur dhunshëm. Sipas KMDLNJ-së, e drejta e kthimit dhe e shfrytëzimit të pronës është një nga të drejtat elementare, por kjo është bërë asisoj që ka çuar në krijimin e realiteteve të reja të spastrimit etnik. “Për fat të keq , shfrytëzimi i kësaj të drejte është bërë në mënyrë selektive duke përdorur standarde të dyfishta sidomos nga zotët e Kosovës , ndërkombëtarët dhe politika e kriminalizuar. Serbët janë inkurajuar të kthehen , jo në pronat e tyre por ku kanë dëshiruar duke u arsyetuar me krijimin e kushteve për sigurinë e tyre. Në këtë mënyrë janë krijuar oaza etnikisht të pastra dhe është krijuar një realitet tjetër etnik përmes spastrimit etnik ku viktima kanë qenë qytetarë të thjeshtë , të pastrehë dhe të varfëruar të të gjitha përkatësive etnike”, thuhet në reagim. Sipas KMDLNJ-së, ndërtimi i një kolonie të re për serbët në Zveçan është ndryshim i gjeografisë etnike dhe përligjje e një ndarje territoriale në të ardhmen. Ky Këshill ka kritikuar rëndë edhe ministrat serbë në kabinetin e Isa Mustafës, të cilët i ka cilësuar si kuislingë për faktin se ata morën pjesë në përurimin e këtij projekti kolonialist në veri të Kosovës. “Këta kuislingë të Serbisë asnjëherë nuk mungojnë kur duhet të dëshmohet prania e Serbisë në Kosovë dhe gjithmonë mungojnë kur duhet të dëshmohet shtetësia e Kosovës? Pse dhe deri kur duhet të durohen këta kuislingë dhe pse duhet të paguhen nga taksat tona për punë që e bëjnë për llogari të Serbisë dhe në dëm të Kosovës?! Pse këta duhet të shpërblehen për poshtërsitë e tyre dhe pse duhet të arrestohen dhe dënohen ata që janë kundër kthimit të Serbisë në Kosovë”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e KMDLNJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …